Kryeministri i Sllovakisë në gjendje kritike për jetën! U qëllua 4 herë nga shkrimtari i njohur
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur pas një sulmi me armë në përfundim të një takimi të Qeverisë në afërsi të Bratislavës.
Ngjarja ka ndodhur në Handlova, një lokalitet rreth 180 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit.
Autori ka deklaruar se sulmin ndaj Robert Fico e ka kryer pasi nuk bie dakord me politikat e qeverisë së tij.
Autori është një shkrimtar i njohur në vend, ndërsa tashmë pritet që të merret në pyetje dhe të zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes së rëndë.
Zyra e shtypit të qe qeverisë tha se Fico është në një gjendje shumë të rëndë për jetën dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Banska Bystrica në Bratislavë, pasi u qëllua me 4 plumba.
Fico po merrte merrte pjesë në takimin e qeverisë, kur janë dëgjuar të shtënat, që sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes kanë qenë të shumta. Truprojat e tij kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e atentatorit.
Robert Fico u rikthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve të shtatorit të kaluar, në krye të koalicionit populisto-nacionalist.