Aktualitet

Kryeministri në forumin kundër Anti-semitizmit: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me jetën e tyre. Ja dy kërcënimet e botës sot

Kryeministri në forumin kundër Anti-semitizmit: Shqiptarët

Dy kërcënimet më të mëdha të së tashmes janë relativizmi në raport me atë çka u ndodh hebrenjve dhe veprimtaria në rrjetet sociale. Kjo deklaratë u bë nga kryeministri Edi Rama në Forumin i Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, i cili po mbahet online me pjesëmarrjen e disa prej zyrtarëve të lartë.

Kryeministri në forumin kundër Anti-semitizmit: Shqiptarët

“Kërcënim real që shkon mjaft përtej asaj që duket se ka shënjestrën. Kuvendi e miratoi rezolutën anti-semitizmit, ka nisma të panumërta të ndërmarra publike në Shqipëri përmes edukimit dhe shkëmbimeve të të gjitha llojeve. Por do të nënvizojë, se problemi dhe kërcënimi më i madh që duhet të përballemi dhe ta konsiderojmë si diçka të përhershme në fokusin tonë, nuk është vetëm shprehja e menjëhershme e anti-semitizimit, por relativizmi në raport me atë çka u ndodh hebrenjve, atë që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore që është realisht burimi i kryerjes së kësaj të keqe mjaft të madhe nëse nuk do të jemi të bashkuar në mënyrë që ta shterojmë këtë burim.

Por edhe kërcënimi që shfaqet nga veprimtaria në rrjetet sociale, mos harrojmë që përpjekjet për zanafillë kundër hebrenjve e kanë origjinën nga lindja e mesme dhe për lajmet e rreme të ritualeve. Ka shumë shpresë në shoqërinë dixhitale dhe një progres gjithëpërfshirës për njerëzimin që s’duhet të kthehet në makth, të dalë jashtë kontrollit, fuqitë dhe demokracitë e mëdha të veprojnë para se të jetë vonë. Sfida e luftës kundër antisemitizmit duhet të jetë sot më shumë se kurrë një thirrje ndaj ndërgjegjes”, tha Rama.

Po ashtu ai tha se në Vlorë do bëhet një muze që do nderojë komunitetin e tyre: "Në Vlorë isihin një numër i madh hebrejsh në mes të shek 15 dhe për atë punë do të bëhet një muze që do të nderojë komunitetin hebre, këtë miqësi. Po ashtu do të quhet rruga e hebrenje e cila u ndryshua gjatë komunizmit por asnjëherë nuk ndryshoi asnjëherë në jetën e njerëzve. Sot si emër zyrtar ka rrugën e Hebrejve".

Kryeministri në forumin kundër Anti-semitizmit: Shqiptarët

Ai e nisi fjalimin e tij duke përmendur sakrificat e familjeve shqiptare, që shkonin deri në altruizëm, për të mbrojtur hebrenjtë dhe këtë e tregoi me shembullin e dy vëllezërve shqiptarë.

“Familjet shqiptare vendosën jetën në rrezik për t’i mbrojtur. Ka episode të pabesueshme. Por s’mund të lë pa përmendur atë të dy vëllezërve që strehuan një familje të madhe hebreje dhe u dorëzuan tek nazistët dhe përfunduan në kampe përqendrimi në Gjermani duke dhënë identitet të rreme, duke pretenduar se ishin ata që kërkonin nazistët”, u shpreh kryeministri.

Në Forum marrin pjesë edhe sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, si dhe Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli.

Ndërkohë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha në Forumin e Antisemitizmit se të gjithë vendet e botës duhet të bashkohen në këtë luftë.

"Nuk ka asnjë justifikim për format e diskriminimit. Janë akte kundër dinjitetit. Duhet të bashkojmë forcat në luftën kundër antisemitizmit. Komuniteti hebre kërkon konfirmim nga të gjithë ne për të luftuar kundër antisemitizmit, në mënyrë që të kemi një të ardhme sa më të mirë. Përgëzoj Shqipërinë për hapin e rëndësishëm që ndërmori. Shqiptarët e kuptuan shumë kohë më parë se si duhen përkrahur hebrenjtë. Pak e dinë historinë e Shqipërisë në rang global dhe të gjitha përpjekjet e tyre që kanë bërë në lidhje me hebrenjtë.

Kjo është një mundësi e madhe për ta rikujtuar edhe njëherë atë kapitull, por edhe një mundësi për të gjithë ne për të reflektuar se si të veprojmë të gjithë bashkë për të luftuar me përgjegjshmëri kundër antisemitizmit", tha Osmani.