Aktualitet

Kryeministri nuk do ta kthejë vendin pas: Jemi ende në kohë të kontrollojmë armikun e padukshëm. Ja ç’duhet të bëjmë

Kryeministri nuk do ta kthejë vendin pas: Jemi ende në kohë

Vendi nuk do të rikthehet sërish në izolim, nëse qytetarët do të respektojnë rregullat e distancimit fizik dhe të mbajtjes së maskës. Në një deklaratë në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se e kemi vetë në dorë nëse do të mbyllet sërish, ndërsa njoftoi se ndalohen të gjitha grumbullimet, qoftë edhe ato politike dhe qytetarët që nuk zbatojnë masat e sigurisë do të gjobiten.

Pjesë nga deklarata e Ramës: 

E kemi ditur qe numrat do rriteshin. Gjeja me normale qe ndodh pas hapjes dhe qe po u ndodh te gjitha vendeve, ku me shume e ku me pak! Ashtu sikunder ju kam kerkuar vijimesisht te mirekuptoni nevojen per solidaritet ne respektimin e rregullit, sepse me police e me ushtare mund te kontrollosh mbylljen, po s'mund te disiplinosh hapjen nese qytetaret nuk bejne te gjithe detyrat e tyre te thjeshta. Une nuk kam ndryshuar mendim: Ekonomia bie dhe ngrihet, te vdekurit nuk ngjallen! Per buken e gojes ne Shqiperi nuk ka vdekur askush qysh nga koha e Skenderbeut, por ama po kaq e vertete eshte edhe tjetra: Nje mbyllje tjeter eshte derrmuese per Shqiperine, per cdo familje dhe per burimet e energjise se rimekembjes. Ajo qe ju duhet te dini eshte se nese do te vazhdojme keshtu, mund te na duhet te rimbyllemi dhe ne ate pike do te na duhet te perballojme shumefishin e sekelldise qe provuam e te plageve qe morem nga mbyllja e pare. Por s'dua ta zgjas me ate qe do heqim po u rimbyllem, sepse kam bindjen qe ende jemi ne kohe! Ende e kemi vete ne dore ta kontrollojme rikthimin e Armikut te Padukshem, i cili nuk ka ikur dhe kudo ku i hapim nje shesh ben nje pershesh!

Fati i kesaj lufte vendoset nga qytetaret, jo nga bluzat e bardha; nga detyrat e thjeshta te cdo individi e nga respekti per protokollet i cdo biznesi! Dhe mbi te gjitha nga distancimi social ne kushtet e normalitetit te ri.

-Nuk do te lejojme me ne asnje menyre, asnje lloj grumbullimi, qofte edhe politik! U them te gjitheve vazhdoni punen, liria e levizjes eshte e garantuar, liria e shprehjes s'ka qene kurre e diskutuar, po mbledhjet e me shume se sa numrit te personave te lejuar nga protokollet e sigurise nuk do te lejohen me. Policia e Shtetit duhet te beje detyren pa asnje dallim, kudoqofte ne cdo km katror te Republikes se Shqiperise. Dhe kush merr pjese ne grupime me te medha se sa numrat e lejuar, do te penalizohet.

-Qytetaret do te vijojne te qarkullojne lirisht, pa kufizime e pa autorizime te asnje lloji, por ama do te penalizohen nese kapen ne shkelje te rregullave te distancimit social ne hapesirat e perbashketa publike!