Aktualitet

Kryeministri nuk përjashton një mbyllje të dytë: Po rrezikojmë! Por vija e kuqe që mund të mbajë sistemi shëndetësor nuk ka ardhur ende

Kryeministri nuk përjashton një mbyllje të dytë: Po

Një karantinë e dytë në të gjithë vendin nuk përjashtohet, por kryeministri Edi Rama qartëson se aktualisht 50% e kapacitet të sistemit të shëndetësisë është i lirë.

Cilat janë skenarët më të këqij dhe vija e kuqe që aktualisht mund të mbajë sistemi?

Edi Rama: Jemi shumë larg kapaciteteve të plota kemi 50% të kapaciteteve të lira. Unë ndjek raportim të ekspertëve.

A rrezikojmë të mbyllemi sërish?

Edi Rama: Po rrezikojmë patjetër. Duhet të mbajmë maskën kudo të respektojmë distancën, të mos mblidhemi për dasma, për të protestuar për muzikë dhe secili të japë kontributin e vetë.

*Deklarata u bë në emisionin "Opinion".