Aktualitet

Kryeministri Rama denoncon mesazhin nga i cili ju vjedhin para

Kryeministri Rama denoncon mesazhin nga i cili ju vjedhin para

Kryeministri Rama ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në Twitter. Një mesazhi i rremë në telefon mund të jetë grepi i vjedhjes së shumave të konsuderueshme të parave. Kujdes!

Kryeministri Rama denoncon mesazhin nga i cili ju vjedhin para

"Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.

Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale", shkruan Rama.