Aktualitet

Kryeministri Rama thotë se ka folur me Mira Muratin për të kursyer dhjetëra miliona euro për Shqipërinë

Kryeministri Rama thotë se ka folur me Mira Muratin për të

Edi Rama, në kongresin e Partisë Socialiste ka zbuluar se i ka kërkuar Mira Muratit, shqiptares që krijoi Chat GPT që permes kësaj platforme të madhe të përkthejë materialet ligjore të BE-së, që duhet të ndërvendosen në legjislacionin shqiptar. Kjo do t i kursejë thotë kryeministri vendit një armatë përkthyesish e juristësh dhe dhjetëra miliona euro.

Fillimisht Mira Murati e ka marrë me humor por më pas ka pranuar propozimin e kryeministrit.

‘Askush nga ne nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e një vajze vlonjate një talent gjenial shqiptar që quhet Mira Murati. Të gjithë e dëgjuam emrin e Mira Muartit ku mahniti të gjithë me krijesën e Chat GPT. E kërkoj Mira Muratin me thënë të drejtë i ndrojtur nga një ndrojtje që s’më karakterizon dhe më jep një takim telefonik. Dëgjoj një zë miqësor dhe marr guximin ti kërkoj ndihmë ta bëjmë gati Shqipërinë më shpejt për anëtarësimin në BE. Ajo qeshi se mendoj se po bëja humor. Unë e pyes a është e mundur që në vend që në të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me juristë dhe të shpenzojmë dhjetëra miliona euro, për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE-së ta bëjmë këtë përmes Chat GPT. Mu përgjigj që më duket e mundur. Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët që krijuar me AKSH-in. Në 13 dhjetor në Bruksel kur të mbaroj mbledhja bashke me dilemën greke, unë do ja lë si kartolinë rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptarë nëpërmjet inteligjencës artificiale të nderëvendosjes së masave ligjore të BE-së dhe modeli ynë revolucionar këmbë e krye nuk bën thjeshtë përkthim por edhe një sërë shërbimesh të tjera, por në thelb na mundëson një qërim farmaceutik të gjithë thasëve të pafundme të orizit të legjislacionit tonë në fuqi.’- tha Rama.