Aktualitet

Kryeministri sqaron pse doli vetë sot në treg dhe urdhëron Lleshajn: Asnjë dalje dy ose në grup. Pensionistët kthejini në shtëpi

Kryeministri sqaron pse doli vetë sot në treg dhe urdhëron

Kryeministri tërhoqi vëmendjen sot kur doli në grup duke parë vetë se çfarë ndodh në terren.

Një zgjedhje riskoze e kryeministrit, i cili gjithashtu nuk duhet të dalë në grup, dhe as të flasë më kalimtarët sidomos kur ata janë pensionistë. Por qëllimi mbetet i mirë dhe me t’u kthyer nga shëtitja e punës në Tiranë ai ka urdhëruar Lleshajn që të gjendej mënyrën për të kthyer çdo pensionist në shtëpi që shihet në rrugë.

Ndërkaq edhe daljet në grup qoftë edhe dy janë të ndaluara.

“Policia të kthejë mbrapsht çdo pensionist. Të kthehen nga rruga. Patrullat e policisë që bëjnë mbikëqyrjen duhet të ndalojnë makinën dhe t’u thonë të ikin në shtëpi. Ecja bashkë është e rrezikshme, të ecin një e nga një, nuk ka dalje bashkë as burrë e grua. Se këtu bëhen të gjithë të martuar edhe burrë me burrë. Nëse je i shoqëruar gjobitesh”, tha Rama në mbledhjen online me ministrat.