Aktualitet

Kryeministri u përgjigjet ironive për Aeroportin e Vlorës: Puna nis në tetor

Kryeministri u përgjigjet ironive për Aeroportin e Vlorës: Puna

Ndërsa sot nisi puna për projektin e Parkut të Vlorës, kryeministri Rama iu përgjigj interesit të qytetarëve, të cilët kanë bërë batuta për Aeroportin e Vlorës, ndërsa pritej që të fillonte puna për ndërtimin e tij këtë pranverë. Kreu i qeverisë tha se tenderi për ndërtimin e aeroportit do të fillojë në javën e parë të tetorit, ndërsa sqaroi se vonesa ndodhi për shkak të karantinimit.

Kryeministri u përgjigjet ironive për Aeroportin e Vlorës: Puna

“Ndërsa unë flas ka njerëz që kanë komentet e tyre, prit se duhet bërë njëherë aeroporti, apo ku e ke, të gjitha nivelet e ironisë së vlonjatëve apo shqiptarëve që s’i kanë thënë kurrë punës mirëmëngjesi, apo që me paratë e prindërve konsumojnë kafenë, apo luajnë në iPhone, apo që kanë mërzitë e padurimin e vet dhe nuk kursejnë dhe sharjet e përqeshjet duke hedhur rrëmuze që jemi njësoj dhe s’ka ndryshuar asgjë apo është bërë me keq. Ballafaqoheni dhe me problemin e madh të dezinformimit të shpifjeve, sajesave dhe për fat të keq siç vërtetohet nga studimet fjala e popullit, që kur gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës e vërteta s’ka veshur pantallonat, rezulton të jetë e vërtetë. Procesi për fillimin e punës për aeroportin u ndërpre nga karantina e përgjithshme dhe të gjitha kompanitë e interesuara bën kërkesa në drejtimin tonë, jo vetëm për të Vlorës, por gjithë projektet, që të shtyhen proceset. Ajo që bëmë është që e ngrimë procesi ku ishte. Në javën e parë të tetorit, procesi do të rihapet dhe janë vetëm pak ditë ende që ne të marrim oferta ndërkombëtare për të lidhur kontratën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Do doja që të kishte ndodhur më parë, por eksperienca më ka mësuar që merret me projekte dhe punë të kësaj natyre, e lidhet me infrastrukturën, që ka të papritura, vonesa, ka nevoja që shfaqen rrugës dhe janë të paparashikuara të të gjitha natyrave. Ka një rrugë të gjatë për të bërë deri kur lidhet një kontratë”, tha Rama.

Deklarata e tij u bë në prezantimin e projektit të Parkut të Vlorës, që nisi punën sot.