Aktualitet

Kryeministri uron veçanërisht Hashim Thaçin dhe ata komandantë të UÇK që s’janë në shtëpi në ditën e Flamurit

Kryeministri uron veçanërisht Hashim Thaçin dhe ata

Nga Vlora ku mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit, Kryeministri Edi Rama uroi 28 Nëntorin, por në veçanti ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish komandantët e UÇK-së të cilët nuk janë në shtëpi në këtë ditë, por në përballje me akuzat për krime lufte të supozuara, në Dhomat Speciale në Hagë. Rama e lidhi 28 nëntorin me ditën e lindjes së komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. 

“Dëshiroj t’iu uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, dëshiroj t’i uroj festën e pavarësisë dhe Ditën e flamurit, presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”.

Videoja e plotë me urimin e kryeministrit si më poshtë:

Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, që sot nuk janë në shtëpi pranë familjeve të tyre?

#LiriaKaEmër