Kryeministrja e Finlandës vizitë zyrtarë në Tiranë!

E Martë 21 Qershor 2022, 11:24
TiranaPost
E thjeshtë dhe elegante, dhe me nje buzëqeshje, kryeministrja 37 vjeçare e Finlandës, Sanna Marin, ka mbërritur në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Finlanda është në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak se kufizohet në lindje me Rusinë dhe ka bërë aplikim për t’u anëtarësuar në Nato bashkë me Suedinë, pas agresionit rus në Ukrainë. Por aplikimi i të dy shteteve është kundërshtuar nga Turqia. Presidenti turk Erdogan i akuzon vendet nordike se po strehojnë dhe përkrahin terroristë.