Aktualitet

Ktheu për rishqyrtim ligjin për pronat, Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Presidentit Ilir Meta për rishqyrtimin e ligjit për “pronat e shtetit”.

Argumentet e Presidentit nuk janë marrë parasysh nga Komisioni i Ligjeve.

Presidenti i vendit ktheu disa javë më parë për shqyrtim në Parlament ligjin për pronat e paluajtshme dhe kjo nismë sipas tij është ndërmarrë për të shmangur abuzimet me pronat, problematika të mbartuara ndër vite.

Sipas kreut të shtetit ky ligj nuk adreson problematikën e pronave në Shqipëri, por thellon edhe më shumë konfliktin social në vend.