Aktualitet

Ku e ke maskën Erion? Zv.kryeministri i përgjigjet komentuesit pse nuk e kishte në foto

Ku e ke maskën Erion? Zv.kryeministri i përgjigjet komentuesit pse nuk

Kjo foto u publikua nga zv.kryeministri Erion Braçe gjatë një vizite në qendrën e re të Edukimit në Kolonjë, ku takoi dhe bisedoi me fëmijët.

“Folem nja nje ore per shkollen, promovimin e saj, mesueset, kecimin, sportin, basketbollin e volejbollin, ekipet qe duhet te ngreme aty, kurset qe do i bejme aty e jo ne Lushnje si kurse private; Folem edhe per te ardhmen, cdo te behemi, cdo te behen”, tregon Braçe për bisedat që pati me ta.

Por një komentuesi i ka interesuar fakti pse zv.kryeministri nuk mbante maskë në foton e publikuar dhe e pyet kështu: “Ku e ke maskën Erion?”.

Komenti duket se lidhet me apelin e shpeshtë që bëhet nga ekspertët për vendosjen e maskave dhe mbajtjen e distancës fizike.

Zv.kryeministri tregon se maska nuk është mbajtur vetëm në ambientet e jashtme: “Jemi jashte sic e sheh, jo ne ambjent te mbyllur! Maskat kudo ne ambjent te mbyllur!”, ndërsa vijon me një koment tjetër.

Ku e ke maskën Erion? Zv.kryeministri i përgjigjet komentuesit pse nuk