Aktualitet

Ku janë 3 vatrat aktive në vend

Ku janë 3 vatrat aktive në vend

Janë raportuar 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, nga të cilat janë shuar deri më tani 22:

në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh;

në vendin e quajtur Pajalli, dhe fshatin Dragot, bashkia Belsh;

në fshatin Topojan, bashkia Cërrik;

në fshatin Niçë, bashkia Pogradec;

në lagjen Kala, bashkia Berat;

në fshatin Dorëz, bashkia Tepelenë;

në fshatin Dedaj, bashkia Pukë;

në fshatin Aliaj, bashkia Malësi e Madhe;

në vendin e quajtur Krrab, bashkia Fushë Arrëz;

në fshatin Vukatanë, bashkia Shkodër;

në fshatin Vrion, bashkia Finiq;

në fshatin Tragjas, bashkia Vlorë;

në fshatrat Gjerbës dhe Selitë, bashkia Mallakastër;

në fshatrat Agonas dhe Rrakull, bashkia Kavajë;

në fshatin Kodër Babrru, bashkia Kamëz;

në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos;

në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë;

në zonën e ish Kënetës, bashkia Durrës;

në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

1.Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër është riaktivizuar sërish ditën e djeshme, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

2.Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës.

3.Në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, intesiteti i të cilit ka rënë ditën e sotme, janë angazhuar ditën e sotme forcat e shërbimit zjarrfikës.