Aktualitet

Ku ndryshon testi i shpejtë nga PCR? Silva Bino tregon kur duhet të bëhet dhe sa i saktë është

Ku ndryshon testi i shpejtë nga PCR? Silva Bino tregon kur duhet të

Nga dita e hënë do të vihet në funksion testi i shpejtë i antigenit për koronavirusin. Aktualisht sipas ministres Manastirliu janë në dispozicion 100 mijë teste të shpejta të antigenit dhe trajnimi për ekipin e Tiranës ka përfunduar. Silva Bino nga ISHP tha se nëse testi rezulton pozitiv, do të thotë se ka infeksion, dhe përgjigjja është e saktë që jepet brenda 30 minutash. Por ajo tha se testi duhet të kryhet brenda 5 ditëve të para të sëmundjes.

Silva Bino:

Deri tani kemi kryer identifikimin e rasteve dhe kontakteve të tyre përmes testit PCR, një test që identifikon acidin nukleik, testi i shpejtë është identifikues, diagnostikues por ai identifikon antigenin, prandaj i thonë testi I shpejtë i antigenit, se ka dhe teste të tjera të shpeshta por nuk janë të antigenit. Kjo është e rëndësishme., Përdoret për qëllime diagnostikuese. Ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi ngarkesë virale të lartë, pra brenda 5 ditëve të para të sëmundjes, është shumë e rëndësishme. Nëse jemi brenda 5 ditëve të para të sëmundjes garantohet ky test, nëse një person do duhet të testohet atëherë do ofrohet testimi me PCR. Këto janë të shkruara në udhëzimin teknik, testi është shumë specifik, afro 100% që e barazon me PCR dhe që nuk ka nevojë për përsëritje të tij, nëse testi është pozitiv është vërtetë pozitiv dhe kjo ka shumë rëndësi se jepen rezultate në kohë reale shumë të shpejtë, përgjigjja merret brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi shumë e madhe për ti dhënë përgjigjen personit, për të ofruar shërbimin, kurën dhe për të lehtësuar hetimin epidemiologjik. Është ky test që do na lejojë të përmirësojmë disa elementë të punës në terren. 

Përvec kësaj po kryehen trajnime në lidhje me testin dhe sigurimin e cilësisë së testit. Është i njohur nga OBSH edhe i provuar nga agjencia në SHBA, FDA. Plotëson të gjitha cilësitë e veta. Nga ana tjetër trajnimi do bëjë që të kemi një test që do aplikohet në trerren. Shpërndarja do bëhet në të gjitha qendrat e kujdesit shëndetësor. Dhe nga 20 dhjetori në qendrat rajonale. 

Janë siguruar 100 mijë teste të shpejta, jemi në proces për 300 mijë të tjera. 

*tiranapost.al.