Aktualitet

Ku po ruhen vaksinat anti-Covid? Manastirliu: Do marrim mbi 10 mijë doza në fund të muajit

Ku po ruhen vaksinat anti-Covid? Manastirliu: Do marrim mbi 10 mijë doza

Nuk do bëhet me dije se nga erdhën vaksinat anti Covid në Shqipëri. Nga emisioni Open, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u pyet për këtë, ndërsa u përgjigj se po ruhet një marrëveshje konfidencialiteti. Më herër kryeministri Rama tha se shpreson që një ditë ta thotë vendin dhe ta falenderojë.

Ministrja tha se dozat e para të vaksinës janë vendosur në frigoriferët -70 gradë në ISHP, dhe se deri në fund të muajit do jenë 10 mijë doza të siguruara. 

Pse nuk e keni bërë publike nga erdhën vaksinat?

Manastirliu: Absolutisht ne kemi ruajtur një marrëveshje konfidencialiteti që kemi bërë me vendin mik të BE që na i ka dhuruar vaksinat e para dhe Rama e shpjegoi qartë në konferencë arsyen pse nuk është bërë i ditur emri i vendit mik. Vaksinat janë të vendosura në frigoriferët -70 gradë në ISHP. Ekziston gjithashtu dhe depo e barnave në QSUT.

Ndësa lidhur me bisedimet me Pfizer, ministrja tha se po punohet me të gjitha kompanitë, për furnizime: Javën e tretë të këtij muaji do marrim 5000 mijë doza dhe mbi 10 mijë doza në fund të muajit. Më pas në shkurt do marrim 30.250 doza dhe më pas më shumë sipas kalendarit. 500 mijë në total.

Pjesë nga intervista: 

Vasili: Sa doza mund të mbajmë ne në këtë temperatutë të ftohtë?

Manastirliu: Me kapacitetet aktuale, në -70 gradë ne jemi në gjendje të kemi një kapacitet deri në 250 mijë doza, jemi duke punuar më shumë për të rritur këtë kapacitet. Ne jemi vend që kemi ecur shpejt me marrëveshjen me Pfizer. Ka ende shtete europiane që nuk i kanë arritur marrëveshjet për vaksinat.

Vasili: Si po ecën marrëveshja me Pfizer?

Manastirliu: Ne jemi duke punuar me të gjitha kompanitë për vaksinat, nuk kemi përjashtuar asnjë vaksinë. Marrëveshja e parë është bërë me Pfizer. Javën e tretë të këtij muaji do marrim 5000 mijë doza dhe mbi 10 mijë doza në fund të muajit. Më pas në shkurt do marrim 30.250 doza dhe më pas më shumë sipas kalendarit. 500 mijë në total. Për Covax-in ka shpresë, është duke negociuar për Pfizer dhe Astra/Zeneca dhe shumë shpejt do të kemi dhe një lajm. Fasha e parë e vaksinimit që i duhet Shqipërisë është 20% e popullatës, pra 600.000 persona, ose 1.2 milionë doza.

*Tiranapost.al.