Aktualitet

Ku u shfaqën pasojat e para të motit të keq

Ku u shfaqën pasojat e para të motit të keq

Moti i keq ka dhënë pasojat e para duke shkaktuar problematika në disa zona. Raportohet se si pasojë e reshjeve intensive një masiv inertesh ka rrëshqitur dhe ka bllokuar rrugën Theth-Ndërlysaj. Gurët dhe uji ka vërshuar në rrugë duke vështirësuar kështu qarkullimin e mjeteve.

Raportohet se masivi i gurëve ka bllokuar gjithashtu edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.

Ndërkaq, firmat kontraktuese po punojnë për lirimin e aksit rrugor. Momentalisht rruga është e aksesueshme në njërin aks.