Kufizimet e lundrimit në Durrës për shkak të motit të keq

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar masat e reja për aktivitetin e mjeteve lundruese, si pasojë e motit të keq.
Në njoftimin e saj, Drejtoria përshkruan masat që nisin me ndalimin e lejes për mjetet e vogla lundruese duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit të datës 05 Nëntor deri në një njoftim të dytë.
Njoftim mbi situatën e përkeqësimit të motit në Republikën e Shqipërisë:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë gjatë datave 05.11.2023 duke filluar nga ora 06:00 datë 05.11.2023 era do jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje, forca e detit deri 6-8 bft, shpejtësia e erës do jetë 15-30 m/s, dhe lartësi dallge deri 2-3m.
Si rezultat i kushteve të përkeqësuara të motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masat e më poshtme:
1.Është ndaluar dhënia e Leje – Nisjes gjatë DATËS 05.11.2023 duke filluar nga ORA 06:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit.
2.Janë njoftuar mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 datë 05.11.2023.