Aktualitet

Kufizimet mund të kthehen në vend, Bino: Dy spitalet thuajse të mbushur me pacientë

Kufizimet mund të kthehen në vend, Bino: Dy spitalet thuajse të

Numri i të infektuarve me koronavirus në vend mbetet problematike. Tashmë janë të rinjtë të cilët duket se nuk respektojnë masat e distancimit duke rrezikuar veten, familjarët dhe të afërmit e tyre.  Për këtë shkak shefja e Epidemologjisë së ISHP-së,Silva Bino thotë se mund të kthehen kufizimet, ndonëse nuk tregon se çfarë lloj kufizimesh, por shton se kjo do të shihet hap pas hapi.

Në një intervistë për TV Klan ajo tha se janë vënë re infektime edhe në qarqet që kanë pasur shumë pak raste sporadike, kryesisht në qarkun e Kukësit.

Silva Bino tha: “Përveç distancimit fizik individual, përdorimit të maskave, natyrisht do të kishin vlerë edhe masa të tjera, por kjo do të vlerësohet hap pas hapi”.

Lidhur me situatën në spitale, Bino tha se në dy spitalet Covid, 'Shefqet Ndroqi' dhe 'Infektivi' janë thuajse të mbushur.

 “’Janë dy spitale që janë pothuajse të mbushura. Jo vetëm shtretërit, por edhe kapacitetet e shërbimit të kujdesit intensiv'.

Ndërkaq, ajo shtoi se në 20% të rasteve, virusi nuk identifikohet në tampon tek pacientët, ndërsa pasqyrohet në shenja klinike dhe radiologjike.