Aktualitet

Kujdes! Simptoma e variantit indian të virusit ngatërrohet me të ftohtin sezonal

Kujdes! Simptoma e variantit indian të virusit ngatërrohet me të

Pas më shumë se një viti pandemi të koronavirusit, jemi të vetëdijshëm mbi simptomat e lehta apo ato pak më të rënda që lidhen me Covid, të tilla si kollë, temperaturë, humbje e shijes dhe nuhatjes. Këto janë shenjat kryesore, por studiuesit thonë se simptomat si dhimbje koke, dhimbje fyti dhe rrjedhjet nga hundët janë kthyer në simptoma të zakonshme përveç atyre të mësipërmet, sidomos në Britani për shkak të variantit të ri të virusit.

Eksperti Tim Spector i cili drejton studimin e 'Zoe Covid Symptom' ka treguar se varianti i virusit delta apo varianti indian shkakton simptomën e një ftohjet keqe kryesisht për të rinjtë!

Ai thotë se jo të gjithë mund të sëmuren nga ky virus, por është ngjitës dhe mund të vërë të tjerë në rrezik. Ai iu bën thirrje kujtdo që këto kohë nuk është mirë dhe mendon të është ftohur të shkojë të bëjë një test.

Sipas tij tre simptomat klasike të Covid tani janë më pak të zakonshme dhe kjo bazuar në të dhënat e marra nga mijëra njerëz që ekipi ka marrë në studim. Lidhur me variantin e ri të Covid, variantin indian, eksperti thotë:

"Ky variant duket se po funksionon pak më ndryshe. Njerëzit mund të mendojnë se sapo kanë marrë një të ftohtë sezonal dhe ende vazhdojnë të shkojnë në festa e klube, duke jua ngjitur gjashtë njerëzve të tjerë. Ne mendojmë se kjo po nxit shumë problem. Infektimi me variantin indian mund të duket thjesht si një ftohje, por ajo që duhet të bëni është të qëndroni në shtëpi dhe të kërkoni një test”.

*Tiranapost.al.