Aktualitet

Kujt i lejohet të hyjë dhe të dalë nga Shqipëria? Policia jep udhëzimet

Kujt i lejohet të hyjë dhe të dalë nga Shqipëria?

BE vendosi që ta lërë Shqipërinë jashtë listës së vendeve të sigurta, për shkak të mosmenaxhimit të situatës për koronavirusin. Ndërkohë Shqipëria i ka kufijtë e hapur për të pritur vizitorë e pushues, që nuk frikësohen nga shtimi i numrit të rasteve me Covid.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka dhënë një informacion lidhur me kufizimin lëvizjeve:

• me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;

• me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

• me vendet e tjera të zonës Shengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.