Aktualitet

Kujtoni video-mesazhin e mjekes Najada Çomos nëse keni ende dyshime për mbajtjen e maskës

Është më mirë të mbash një maskë jashtë se sa një maskë oksigjeni për javë dhe muaj!

Kujtoni video-mesazhin e mjekes Najada Çomos nëse keni ende dyshime

Prej tre ditësh maskat janë të detyrueshme kudo jashtë shtëpisë dhe ekspertët kanë nisur fushatën sensubilizuese, pse duhet që ta zbatoni këtë.

Mjekja Najada Çomo, shefe e Shërbimit të Infektivit, ku prej 7 muajsh po trajtohen pacientët e prekur nga COVID-19, në një videomesazh shprehet se mbajtja e maskës nga të gjithë ul shumë nivelin e përhapjes së infeksionit.

Çomo bën apel të mbahet një maskë mbrojtëse se sa ajo e oksigjeni për javë dhe muaj nëse infektohesh.

“Nëse e mbajmë të gjithë maskën padiskutim që ulet numri i personave të infektuar, ulet numri i personave të sëmurë,culet dhe numri i të shtruarve në spitale. Dua t'ju them një gje: është më mirë të mbash një maskë jashtë se sa të mbash një maskë oksigjeni me javë dhe ndonjëherë edhe me muaj. Prandaj më mirë parandaloni se sa të sëmureni nga COVID-19", thekson ndër të tjerash në mesazhin e saj Çomo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

? Pse duhet mbajtur maska edhe ne? ambientet e jashtme? Përgjigjet prof. Najada C?omo?

A post shared by Ogerta Manastirliu (@manastirliu.ogerta) on