Aktualitet

Kumbaro: 35 milionë euro për modernizimin e infrastrukutrës për parashikimin dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Kumbaro: 35 milionë euro për modernizimin e infrastrukutrës

Qeveria shqiptare, qeveria gjermane dhe ajo zvicerane, përmes një konference të përbashkët prezantuan nisjen e programit ALBAdapt i cili synon forcimin e qëndrueshmërisë së Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në fjalën e saj gjatë takimit ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe minsitrja e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, u shpreh se ky program mbështetet nga Fondi i Gjelbër i Klimës, me një financim prej 35 milionë eurosh.

Kumbaro: 35 milionë euro për modernizimin e infrastrukutrës

“Projekti Albadapt mishëron një përpjekje të përbashkët për të ndërtuar në të ardhmen një sistem ku të dhënat limatiket dhe sistemet e parlajmërimit të hershëm bëhen edhe mjetet tona më të rëndësishme për të mbrojytur jetët dhe mirëqenien e qytetarëve. Shqipëria, një vend i bekuar nga natyra, plot resurse të vyera si ato që shohim dhe i shijojmë, si ekoturizmi, ashtu dhe ato që nuk i shohim dhe mbrohen apo përdoren me shumë nikoqirllëk nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, edhe për shkak të pozicionit gjeografik nga më të ekspozuarat për rreziqet e natyrës. Mungesa e një sistemi modern dhe funksional të shërbimeve hidrometeorologjike, e ka shtuar ndjeshmërinë tonë dhe ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë e një reforme të thellë në këtë sektor për të cilën nevojiten dhe mjetet financiare dhe një koordinim më i mirë mes institucioneve tona”, tha ministrja Kumbaro.

Ministrja, duke sjellë në vëmendje rastin e përmbytjeve në Spanjë, u shpreh se Mesdheu është një nga rajonet më të rrezikuara, duke vazhduar se termi ‘ndryshimet klimatike’ nuk është më një nocion abstrakt, por fenomene për të cilat qytetarët duhen përgatitur.

“Duhet të mësojmë qytetarët, administratat vendore, rajonale, prandaj nuk bëhet vetëm nga qeveria apo nëpër seminare, ku ndonjëherë në vend të letrave të ekspertizës me tonelata të tëra, që në fund të ditës janë pemë që priten, të ndërtohen sisteme dhe ky projekt këtë synon përmes moderinizimit të infrastrukturës hidro-meteorologjike të Shqipërisë. Përmes integrimit të pajisjeve dhe softuerëve të avancuar, programi do të harmonizojë dhe qendërzojë informacionin mbi klimën, duke e bërë atë të aksesueshëm për të gjithë qytetarët. Është siguruar tashmë një financim prej 35 milionë eurosh për programin ALBAdapt. Shqipëria është një vend me 22% zona të mbrojtura dhe prioritet ekoturizmin”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Kumbaro: 35 milionë euro për modernizimin e infrastrukutrës

Zëvendëskryeminsitrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, u shpreh se përveç bazave rregullatore që na përafrojnë me vendet e BE, janë shumë të rëndësishme sinergjia dhe inovacioni në projekte të tilla. “Bashkërendimi, koordinimi parandalues dhe inovacioni janë dy elementë që duhet të përdoren gjerësisht përballë të gjitha çështjeve të emergjencave civile dhe të gjitha çështjeve sfiduese që sot po hasim përballë nesh për shkak të ndryshimeve klimatike. Në emër të qeverisë shqiptare kam sot kënaqësinë të falenderoj të gjithë partnerët”, u shpreh Zv.Kryeministrja Balluku.

Nga ana tij, ministri Vëngu siguroi mbështetjen e agjencive të përfshira në zbatimin e këtij program: “Ministria e Mbrojtjes është në mbështetje të një projekti që do zgjasë deri në vitin 2030, por duhet t’i hedhim sa më shpejt themelet në mënyrë që të gjitha nënproduktet të kenë ecuri të kënaqshme dhe zbatohen sipas kalendareve”.

Programi do të integrojë teknologjinë dhe ekspertizën më të avancuar meteorologjike nga institucione të njohura si Zyra Federale për Meteorologji dhe Klimatologji e Zvicrës. Një aspekt thelbësor i programit është modernizimi i infrastrukturës hidro-meteorologjike të Shqipërisë. Përmes integrimit të pajisjeve dhe softuerëve të avancuar, programi do të harmonizojë dhe qendërzojë informacionin mbi klimën, duke e bërë atë të aksesueshëm për të gjithë qytetarët.

Ky projekt e bën Shqipërinë të parin vend në rajon që akseson fonde bilaterale nga Fondi i Gjelbër i Klimës, të cilat adresojnë problematikat dhe vulnerabilitetin e vendit ndaj ndryshimeve të klimës, si përgjigje ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike, por edhe plotësimit të detyrave të Shqipërisë në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.