Aktualitet

Kundër ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës dalin në protestë

Kundër ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar, banorët

Banorët e Bërxullës janë nisur në një marshim në formë proteste sepse janë kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar.

“Do shkojmë deri aty ku bëhen punimet, deri te gjurma e rrugës ku po punon kompania private”, tha për kamerat një nga protestueset.

Banorë janë pronarë të tokës ku do të kalojë rruga dhe janë kundër shpronësimit.

“Zoti Rama le ta dëgjojë, ne jemi pronarët e tokës në Bërxullë. U bëjmë thirrje instancave shtetërore. Fshati Bërxullë nuk do bëhet rrugë. Si për tokat dhe për banesat nuk dorëzohemi. Rama bën pushime në dëborë, ne nuk na zë gjumi se nuk e dimë çfarë do bëjmë. Belinda Balluku ka thënë se do bëhet rruga, ku janë lekët, Belinda Balluku mos të bëjë ligje në zyrë, ligjet bëhen në fushë ku ka projekte", u shpreh një tjetër.

Deri tani protestuesit kanë përshkuar 1km rrugë.