Histori Personale

‘Kur do bëhesh nënë?’ Pyetja që ka çuar drejt depresionit blogeren e njohur

‘Kur do bëhesh nënë?’ Pyetja që ka çuar

Farah Dhukai u shfaq si rrallëherë në një video jo për të sugjeruan teknika makeup-i, por për të rrëfyer dramën e saj. Prej 8 vitesh e martuar dhe 3 vitesh që provon të mbetet shtatzënë, Farah përballet çdo ditë më pyetjen e njerëzve afër saj: “Kur do bëhesh nënë?”

Kjo situatë e ka çuar drejt një gjendje depresioni siç tregon në videon e saj, e përlotur.

“Unë kam pasur një zemër të lënduar kohët e fundit dhe nuk e kam shprehur, sepse gjithmonë kam dashur t’i mbaj mediat e mia sociale një vend pozitiv, ku të gjithë mund të vijnë dhe të largohen dhe nuk duhet të shqetësohen për dramën, ose çdo problem personal. Por … Kam arritur në një pikë ku shëndeti im mendor po ndikohet dhe nuk mund të fshihem më pas buzëqeshjes time të thyer. Ka diçka për të cilën me të vërtetë duhet të flas …”!