Aktualitet

Kur do e shohim nëse maska me detyrim në rrugë ka dhënë efekt kundër Covid

Kur do e shohim nëse maska me detyrim në rrugë ka dhënë

'Që të japi efektin maska duhet të paktën 3 ose 4 javë'! Këtë ka thënë kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj gjatë një interviste, i cili u pyet nëse maska e vendosur me detyrim ka dhënë efekte kundër koronavirusit.

Sot numri i të infektuarve kapi një rekord të ri me 311 raste, por sipas llogaritjeve, maska me detyrim u vendos me datën 15 tetor. Pra kanë kaluar vetëm 14 ditë. Sipas Brataj duhet të presim dhe një ose dy javë të tjera për të parë nëse kjo do të ndikojë në kurbën e infeksionit në vend.

Kreu i Urgjencës Brataj foli për rëndësinë e maskës, duke thënë se spërklat nga teshtima apo kolitja kryesisht lëshojnë rreth 70-100 viruse.

‘Që të japi efektin maska duhet të paktën 3 ose 4 javë. Për këtë mund ti referohemi Kosovës që pati një rritje dhe maksa i uli numrat. Janë bërë studime për të parë sasinë e spërklave që ne nxjerrim dhe sasivnë e virusit që nxjerrim. Fakti që gjatë një bisede të lirë një person i infektuar mund të nxjerrë 600 deri në 1000 spërkla në 1 minutë ato mund të shkojnë deri në 1 metër distancë. Spërklat kanë 70-100 viruse. Më problem është kolla dhe teshtitja. Maksa me filtër është për mikrobe dhe pluhura. Maska profesioanle deri në 99% të mbron. Virusi kalon përmes spërklave. Mjafton të mbajmë edhe një shall ta vësh para fytyrës të mbron, ndoshta jo si maska por të mbron".

Por a do e quante policia shallin në vend të maskës për të mos u gjobitur me 30 mijë lekë?!