Aktualitet

Kur do mbërrijnë dozat e tjera të vaksinës anti-Covid, Manastirliu: Mbi 14 mijë nga Covax në fillim marsi

Kur do mbërrijnë dozat e tjera të vaksinës anti-Covid,

Me datë 1 mars pritet të mbërrijnë në Shqipëri dozat e tjera të vaksinës nga kompania Pfizer, ndërsa gjatë 10 ditëshit të parë të muajit priten vaksinat nga kontrata me Covax. Ministrja Manastirliu tha se nga Covax pritet të mbërrijnë rreth 14,400 doza pas marrëveshjes së lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare.

Nga qendra e vaksinimit tek Air Albania Stadium, ministrja e Shëndetësisë tha:

"Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer. Me ardhjen e vaksinave, sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer-in, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu pritet që në 10 ditëshin e parë të Marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in. Janë planifikuar rreth 14,400 doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare”.

Sipas të dhënave nga ministria deri më tani janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, nga të cilat 782 janë të moshuar dhe staf që kujdeset për ta.

*Tiranapost.al.