Aktualitet

Kryeprokurori Çela, kur do ndëshkohen ‘peshqit e mëdhenj’?

Kryeprokurori Çela, kur do ndëshkohen ‘peshqit e

Për ndëshkimin e ‘peshqve të mëdhenj’ duhet t’i ktheni sytë nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Përgjithshme.

Kreu i kësaj të fundit, Olsian Çela, iu përgjigj kështu gazetares Ilva Tare në emisionin e saj tek ‘Euronews Albania’, për pyetjen se kur do të ndodhë ndëshkimi i emrave të mëdhenj të krimit apo dhe ata politikës të përfolur për korrupsion: “Për këtë duhet të pyesni z. Arben Kraja [kryetar i SPAK-ut]”.

Ai shtoi më tej se është krijuar pavarësi institucionale me organin e akuzës, ndërsa tha se nevojitet një qartësim në opinionin publik pasi pritshmëritë janë që Prokuroria e Përgjithshme të çojë para drejtësisë emra të njohur.