Aktualitet

Kur do sillet vaksina anti-Covid këtu, a do jetë e detyrueshme, a do ta marrë edhe privati? Detaje të reja për vaksinimin

Kur do sillet vaksina anti-Covid këtu, a do jetë e detyrueshme, a do

Pavarësisht se nuk preferoi të japë një afat se kur do të vijë vaksina kundër Covid në Shqipëri, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu la të kuptohej se këtë vit nuk do të mund të nisë vaksinimi. “Shpresojmë që viti tjetër të jetë shumë efektiv, dhe për arsyen tjetër që vaksina do të vijë në Shqipëri”, tha ministrja.

Ajo sqaroi se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për askënd, ndërsa la të hapur mundësinë që prej saj mund të përfitojë edhe privati.

Lexo përgjigjet më poshtë:

Për vaksinën që do të zgjedhim do vendosim ne apo Covax?

Ne jemi pjesë e Covax dhe jemi financues, vlerësohen disa elementë, çmimi për dozë, kostot, investime për të gjithë negociatat. Jemi në fillim të negociatës dhe do kemi më shumë informacione në fillim të dhjetorit. Përveç angazhimit të drejtpërdrejtë përmes Covax nuk i ka ndalur punët dhe për negocimet e tjera.

Sa doza mund të marrim?

Të parët që do targetohen janë grupet e riskut. Kemi strategji në raport me vaksinimin për popullatën, nga personeli shëndetësor, mësuesit, policët. Ekspertët e ISHP kanë vlerësuar që të fillohet me 20% dhe ushtrim i mirë është bërë dhe me vaksinën kundër kripit, kur janë marrë 368 mijë doza vaksine. Tek grupet e riskutuara të popullatës.

Shpërndarja e vaksinave do të bëhet nga kompania apo shteti shqiptar?

Instrumenti ku po financojmë siguron dhe transportin dhe kushtet që të jetë efikase. Covax siguron që jo vetëm përmes blerësit dhe kostot, por dhe kostot e zinxhirit të kohës deri ën transportin në vend.

Do jetë vaksinim në shtëpi apo në qendrat shëndetësore?

Ka një strategji edhe për këtë. Varet nga vaksina që do të përzgjidhet. Nëse është vaksina -4 deri në -5 gradë është më kapilare, shpërndarja. Për kohën, varet përqindja e vaksinave që do të vijë.

Vaksina do të jetë e detyrueshme apo mbi bazën e vullnetit?

Nuk do të jetë e detyrueshme.

A do të jetë edhe në privat?

Vaksina do jetë falas e garantuar nga shteti dhe do të vlerësohet në dinamikë më pas.

*Deklaratat e bëra gjatë emisionit 'Opinion'.