Aktualitet

Kur do të vaksinohen ata që nuk janë të moshuar por kanë sëmundje të rënda?

Kur do të vaksinohen ata që nuk janë të moshuar por

Procesi i vaksinimit masiv vijon me të moshuarit plus 70 vjeç, gazetarët e terrenit dhe punonjësit e policisë, ndërsa ka përfunduar procesi për mjekët të cilët kanë marrë dy dozat e vaksinës. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini u pyet se kur do të vaksinohen personat që vuajnë nga sëmundje kancerogjene, me kimioterapi, diabet, apo edhe persona që marrin dializë, pasi ende nuk kanë marrë thirrjen për të aplikuar për vaksinën anti-Covid.

Tomini në ABC, tha se kjo vlerësohet nga ekspertët:

“Sipas ekspertëve të vaksinimit, duke vënë re edhe incidencën e Covid-19 po tek këto grupe që kanë sëmundje bashkëshoqëruese ata vlerësojnë nëse është apo jo ky grup primar për tu vaksinuar apo jo. Ndërkohë që ne nuk kemi kaluar te grupet të përcaktuara, por është parë e arsyeshme që pas personelit shëndetësor të linjës së parë ishte grupmosha me imunitet më të kompromentuar pra fasha 70+. Pra e varur edhe nga sasia dhe stoku i vaksinës do të procedohet tani e më tutje me grupet e riskut”.

Më tej, Tomini tha se çdo sëmundje jo infektive përkundrejt Covid-19 ka nivel risku të përcaktuar, duke shtuar se grupmosha e tretë dhe ajo e riskut kanë qenë grupet më madhore prioritare. Po ashtu ata të shërbimeve kritikë kanë qenë një grup prioritar.

Kur do të vaksinohen ata që nuk janë të moshuar por

“Nëse ne do të kemi një epidemi më të zgjeruar shërbimet që do të mbajnë qetësinë apo rregullin, shërbimet kritike duan një rol shumë herë më të madh aktiv dhe kontakte të zgjeruara sesa individët. Këto janë elementë që janë vlerësuar paraprakisht jo vetëm nga ne. Sigurisht që grupet që ju përmendët janë grupe të vlerësuara në bazë të sëmundjeve të rrezikshme brenda grupit të tyre, por përkundrejt Covid-19 dhe kur ke më shumë kontakte je më me prioritet për tu vaksinuar në krahasim me popullatën që mbart sëmundje shoqëruese apo popullatën tjetër që është e shëndoshë. Me kuadrin e një stoku më të mirë të vaksinave do procedohet me grupet e riskut”.

*Tiranapost.al.