Aktualitet

Kur kthehet ora verore?

Kur kthehet ora verore?
Duke hyrë e diela e 31 Marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin 60 minuta përpara.

Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

Ka patur diskutime që ora mos të ndryshohej më, të qëndronte vetëm ora verore, por ende nuk është marrë një vendim.