Aktualitet

Kur mos të ketë vende pacientët me Covid do trajtohen në hotele e korridore! Skënder Brataj sqaron deklaratën që dha 2 ditë më parë

Kur mos të ketë vende pacientët me Covid do trajtohen në

Dy ditë më parë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se vendi nuk ndodhet në fazën e ezaurimit, ndërsa shtoi që nëse kjo do të ndodhte atëherë edhe mund të trajtohen në hotele, korridore, etj.

“Nuk jemi në fazën e ezaurimit. Kur t’i mbushim të gjitha do t‘i trajtojmë në ambulanca, korridore, hotele apo stadiume, siç po bën e gjithë bota”, tha ai gjatë trajtimit të një pacienti me Covid në shtëpi, moment që u transmetua në ERTV më 29 nëntor.

Sot Brataj sqaroi këtë deklaratë, që sipas tij shumë qytetarë mund ta kenë keqkuptuar.

“Do të aktivizohen spitalet rajonalë përpara se të ezaurohet COVID 4. Kemi plotësuar kapacitetet spitalore. Shumë herë keqinterpretohen thëniet tona. Ne nuk do shkojmë në hotele dhe stadiume. Pacientit do t'i shërbehet kudo në varësi të situatës. Kemi dhe një moment që do të bllokohet infeksioni me alternimin e mësimit si dhe me pjesën e pushimeve dimërore. Nëse do ezaurohen kapacitetet. Çfarëdolloj skenari të vijë, ne do i trajtojmë si të kemi mundësi. Askujt nuk do t'i mungojë trajtimi", tha mjeku për ‘Report TV’.

Lidhur me shkollat, ai u shpreh se vetëm një izolim mund të çonte në mbylljen e tyre totale, pasi fëmijët nëse nuk shkojnë në këto institucione, do të dalin jashtë, një masë e cila nuk do të ndihmonte në ndalimin e përhapjes së infeksionit.