Aktualitet

Kurimi me plazmë për të infektuarit me Covid do të nisë edhe në Shqipëri!

Kurimi me plazmë për të infektuarit me Covid do të nisë

Kurimi me plazmën e personave të shëruar nga Covid është një nga metodat që po ndjekin disa vende të botës. Kjo metodë pritet të nisë shumë shpejt edhe në Shqipëri, sipas drejtorit të laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi.

“Shqipëria është e vonuar, në rajon nuk është se ka filluar në masë. Duhet matur ditri i antikorpeve neutralizuese në fakt. Janë ato antikorpe që luftojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë virusin, gjë që nuk është aq e kollajshme për ta bërë. Në plan është që edhe në Shqipëri të fillojë shumë shpejt. Strukturat pothuajse janë bërë gati”, thotë Koraqi për “Tv Klan”.

Kurimi me plazmë për të infektuarit me Covid do të nisë

Ai po ashtu sqaron se si kryhet kurimi me plazmë:

“Me antitrupa jo që i prodhon vetë, por që i ka prodhuar një organizëm tjetër, pra i merr të gatshëm. Niveli i antitrupave duhet të jetë i lartë”.

Ata që mund të dhurojnë gjak duhet të kenë krijuar imunitet dhe shumë antitrupa. Plazma është pjesë e gjakut e përbërë nga proteina, ujë, hormone dhe ushqyes. Pjesa më e lëngshme e gjakut është e përbërë nga antitrupa të formuar tek pacientët pas shërimit nga virusi me efekt neutralizues.

Kurimi me plazmë për të infektuarit me Covid do të nisë

Në të kaluarën, përdorimi i plazmës së gjakut i të mbijetuarve të një sëmundjeje të caktuar, ka rezultuar gjithmonë efektive për trajtimin e njerëzve të tjerë. Këtu përfshihen një sërë sëmundjesh, mes të cilave tërbimi, hepatiti-B dhe fruthi.