Aktualitet

Kurti: Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë

Kurti: Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklaratën e tij për mediat paralajmëroi sulme të tjera në veri të vendit, para dhe pas festave të fundvitit. Paralajmërimi i tij për sulmet erdhi pasi deklaroi se në 5 muaj në Kosovës janë kryer 15 sulme terroriste Millan Radoiçiç dhe njerëz të afërt me të. Ai tha se 14 prej sulmeve ishin përgatitje për shpërthimin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc.

“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri”, tha ai.

Kurti tha se institucionet e sigurisë në Kosovë janë përkushtuar që ato të ndalohen, ndonëse sulme të tilla, sipas tij janë sfiduese edhe për shtete të fuqishme.