Aktualitet

Kush bën përpara në shoqërinë tonë

Kush bën përpara në shoqërinë tonë

Shkrimtari dhe intelektuali Gazmend Kapllani, i cili drejton katedrën e parë për studime shqiptare në universitetin DePaul të Chicagos, flet në podcastin e Ditmir Bushatit për emigrantin shqiptar si identitet, por edhe si mentalitet. Pse ne shqiptarët e shohim emigracionin sot e kësaj dite si mallkim dhe pse vendet pritëse po e shohin sot si urrejtje.

Duke folur për historinë, shkrimtari Kapllani vë në dukje një tjetër ironi të historisë, lartësimin e personazheve të gabuar.

“Dy problemet tona më të mëdha mbeten njohja e vlerave. Ditmir, po të mbash dy lista. Lista e njerëzve me pak vlerë ose pa vlerë që gjatë regjimeve të ndryshme ose gjatë qeverive të ndryshme ne kemi nderuar apo kemi pasuruar e vlerësuar, dhe listën e njerzëve me vlerë, me dituri, që neve ose kemi margjinalizuar ose kemi shkatërruar. Po të mbash këto dy lista, historikisht do shohësh cili është problemi i madh që kemi. Tani po flasim në mënyrë abstrakte se këto nuk janë gjëra që zgjidhen ditën tjetër. Por janë dy vlerat bazë të një shoqërie në mënyrë që të funksionojë në mënyrë njerëzore, të funksionojë dhe të shkojë përpara. Çdo shoqëri njerëzore ka problemet e veta, kontradiktat e veta. Nuk ka shoqëri të përsorur, por ka shoqëri që prihen nga vlerat e meritokracisë dhe drejtësisë. Këto mbeten ende problem në shoqërinë tonë dhe nuk flas thjeshtë për këtë qeveri apo atë qeveri, por mbeten probleme që duhet të përballemi dhe si shoqëri. Kanë rrënjë shumë të thella, por besoj se politika luan një rol shumë të madh që ti promovojë këto vlera”, tha Kapllani.

Ai tha se katedra për studime shqiptare ( e vetmja në USA) është ngritur nga një shqiptaro - amerikan, emigrant, Hydajet Bregu, i cili e ka bërë atë pa bujë dhe se i vjen keq që sot e kësaj dite asnjë vlerësim s`ka patur nga pala shqiptare.

Duke folur për të ardhmen e leximit në krahasim me teknologjinë, profesori thotë se problemi i tij më i madh është ura e komunikimit me gjeneratën Z. Dhe se pyetja e famshme, se kush bën sot më përpara në shoqëri, ata që lexojnë shumë apo ata që nuk lexojnë… e ka përgjigjen të qartë.

Shiko podcastin e plotë

Tiranapost.al