Aktualitet

Kush do blejë tek kullat? Edi Rama përgjigjet për paratë e pista dhe punën e Lali Erit për Tiranën

Kush do blejë tek kullat? Edi Rama përgjigjet për paratë e

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me komentuesit e Facebook mëngjesin e sotëm në lidhje me cështjet aktuale.

Edi Rama i është përgjigjur ndër të tjera një pyetjeje ironike të komentuesit që shkruante: Kush do t`i blejë kullat? A i ke parë ku jetojnë në çadra dhe në repartin ushtarak në breg të lumit njerëzit e komunitetit rom?

Kryeministri ka gjetur momentin që me atë rast të ndajë më vete punën e kryebashkiakut Veliaj nga debati për katet pa leje apo kullat që përfliten shpesh për pastrim parash.

“Përshkrimi i komunitetit rom është një përshkrim që vjen nga e kaluara. Sot falë punës së bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, nga lali Eri është në kushte komplet të tjera nga ato që ka qenë”, tha Rama.

Sa u takon parave Rama tha: “Sa u përket kësaj teorisë së pallateve dhe kullave, kjo është ekonomi. Ato i blejnë shqiptarët dhe ato brroçkullat me paratë e krimit që u lakan me këto ndërtime nuk kanë asnjë bazë argumenti faktik. Dhe nga ana tjetër, një kullë punëson afro 1 mijë vetë në sektorin e ndërtimit. Pastaj sjell në ardhurave në vazhdimësi si taksë mbi pronës, sjell strehim, ambiente biznesi dhe shumë vizitorë. Koha do të jetë zonjë e rëndë që do flasë. Këto ndërtime po transformojnë Tiranën nga një katund i madh, në një metropol rajonal, janë ato që po i japin Tiranës identitentin e një qyteti me histori dhe të ardhme”.

Ndërsa për temën e kateve pa leje dhe atë të pronarëve Rama e bëri të qartë që ligji do të shtrëngohet aq shumë dhe gjoba do të jetë aq e madhe, sa askujt nuk do t`i shkojë ndër mend të shtojë ndonjë kat.