Aktualitet

Kush do të përfitojë nga bonusi i fundvitit

Kush do të përfitojë nga bonusi i fundvitit

Kryeministri Edi Rama dhe një javë me parë lajmin për rritjen e bonusit vjetor deri në 150 euro.

“Ne do japim nga buxheti i shtetit 100 milionë euro për pensionistët drejtpërdrejtë. Pensionistët që i kanë pensionet deri në 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata me pensione mbi 20 mijë lekë të reja 100 euro. Të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit”,-tha Rama gjatë një takimi në Bulqizë.

Po cilat janë detajet e bonusit?

Këtë vit, bonusi i fundvititit do të ndahet në dy kategori. Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, pra deri në 200 euro, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri, 15 mijë lekë ose 150 euro. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonuseve të viteve të mëparshme përmes një bonusi në masën 10 mijë lekë ose 100 euro.

Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë një pension më të ulët. Bonusi i trefishtë do të përfitohet këtë fundvit nga më shumë se gjysmë milioni pensionistë, saktësisht 511 mijë ku përpos të moshuarve përfshihen dhe 65,800 invalidë pune dhe 44,600 përfitues pensionesh si nëna kryefamiljare apo fëmijë jetimë.

“Paralelisht me paratë që do të marrin para Vitit të Ri, do të marrin edhe informacionin e saktë se sa do të marrin më tutje në pranverë. Këto bonuse janë një rritje e drejtpërdrejtë e fuqisë blerëse të pensionistëve dhe janë një sinjal i drejtpërdrejt kuptimplotë i rritjes ekonomike”, tha Rama.

PENSIONET QE PERFITOJNE BONUS

Pensionet e pleqërisë
Pensionet e kooperativave
Pensionet sociale
Pensionet e invalidëve të luftës
Pensionet e caktuara me dekret
Pensionet e caktuara nga sigurimet shoqërore
Pensione suplementare
Pensionet e familjeve të pilotëve që humbin jetën
Pensionet e oficerëve
Pensionet e minatorëve
Pensionet e atyre që kanë punuar nën tokë
Pensionet e ushtarakëve
Pensionet e akademikëve
Pensionet e personave që kryejnë funksione kushtetuese
Pensionet e invalidëve
Pensione të veçanta
Pensionet për fëmijët në përkujdesje të shtetit