Aktualitet

Kush është 31 vjeçari me tre mbiemra që u qëllua me breshëri plumbash në Vlorë

Kush është 31 vjeçari me tre mbiemra që u qëllua me

Taulant Gjikaj, është 31 vjecari që u qëlluar sot për vdekje në qytetin e Vlorës. Ai mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me breshëri plumbash kallashnikovi.

Por kush është Taulant Gjikaj?

31 vjeçari me tre mbiemra, Gjikaj, Beqiraj dhe Manaj ka jetuar jashtë Shqipërisë dhe dyshohet se aty mund të ketë pasur një bazë konflikti të mundshëm kriminalqë çoi në ekzekutimin e tij në mes të ditës pranë Gjykatës në Vlorë. 31-vjeçari lëvizte i armatosur, ndërsa është djali i një ish-punonjësi të policisë dhe me të shkuar kriminale. Banorët e zonës kanë treguar se ai ishte person problematik dhe jo i panjohur për policinë.

Kush është 31 vjeçari me tre mbiemra që u qëllua me

Kush është 31 vjeçari me tre mbiemra që u qëllua me

31 vjeçarin e identifikuan vetë dëshmitarët pak minuta pas ngjarjes teksa trupi i tij ndodhej i shtrirë në trotuarin e rrugës. Po ashtu edhe autori i dyshuar identifikuar. Autori i dyshuar ishte veshur me të zeza dhe pasi doli nga makina qëlloi me breshëri plumbash të riun. Ai dyshohet të jetë Hansi Jonuzi.

Kush është 31 vjeçari me tre mbiemra që u qëllua me

Për viktimën thuhet se ka qenë protagonist në një ngjarje të ndodhur më 27 shkurt të 2018-ës në Vlorë, ku 8 të rinj u përplasën me armë dhe qëlluan ndaj njeri-tjetrit. Nga shkëmbimi i zjarrit mes dy bandave pati 3 persona të plagosur. Një prej të plagosurve ishte Taulant Beqiraj.

*Tiranapost.al.