Aktualitet

Kush është 40 vjeçari që u qëllua me pesë plumba në Elbasan?

Kush është 40 vjeçari që u qëllua me pesë plumba
Foto nga vendi i ngjarjes.

Emiljano Ramazani, 40 vjeç quhet viktima, i cili pak minuta më parë u ekzekutua me pesë plumba nga autorë të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 18 Nëntori në Elbasan. Mësohet se 40 vjeçari ka qenë në makinë në momentin kur është qëlluar. Autorët më pas u larguan drejt Bradadeshit dhe makinën me të cilën lëvizën e kanë djegur pranë një ullishteje.

Sipas mediave, emri i Emiljano Ramazanit nuk është i panjohur për policinë. I njohur ndryshe edhe me pseudonimin Rramami, rezulton të jetë i arrestuar në 2017-ën për drogë.

Ndërkaq, forcat RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën për të kapur autorët. Larja e hesapeve dyshohet deri më tani të jetë shkaku i ekzektimit të 40 vjeçarit.

Policia ka publikuar informacion paraprak për ngjarjen:

Në Elbasan, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i luleve" në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.R, rreth 34 vjeç.

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper. Në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paprit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve dhe po bëhet rrethimi i zonës ku dyshohet se mund të jenë larguar autorët. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë e Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe Renea, si dhe një grup specialistët të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pu punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Çdo person qe mund t'i ndihmoje hetimit dhe zbardhjes se shpejte te ngjarjes mund te telefonoje falas 112.

Shqiptarja. com ka publikuar një foto, me të cilin identifikon viktimën.

Kush është 40 vjeçari që u qëllua me pesë plumba