Aktualitet

Kush është 66 vjeçari që u vra me silenciator në mes të Tiranës? Përfshirja në trafik droge dhe bizneset tek Dinamo

Kush është 66 vjeçari që u vra me silenciator në mes

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, 66 vjeçari me emrin Behar Sulo nga Berati dhe banues në Kombinat u ekzekutua. Ai u qëllua me silenciator pranë Piramidës në kryeqytet. 66 vjeçari ndërroi jetë teksa u dërgua me urgjencë në spital.

Kush është 66 vjeçari që u vra me silenciator në mes

Behar Sulo, i cili nga autoritetet njihet edhe si Fatmir Sofia është i njohur për policinë. Ai rezulton i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.

Mediat shkruajnë se ai është arrestuar disa vite më parë së bashku me të shumëkërkuarin edhe nga autoritetet gjermane Abdulselam Turgut për trafik të sasive të mëdha të drogës nga Turqia drejt Shqipërisë.

Kush është 66 vjeçari që u vra me silenciator në mes

Për të thuhet se posedon disa biznese pranë stadiumit Dinamo, ku i janë vendosur disa herë tritol. Në gusht të vitit 2009, ai ishte një ndër emrat e përfshirë në ngjarjen e rëndë të Durrësit, ku u vranë 4 policë gjatë operacionit për të kapur Dritan Dajtin.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar disa persona të dyshuar, ndërsa policia ka publikuar informacionet e para:

"Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes".

*Tiranapost.al.