Aktualitet

Kush është gjenerali që do të zëvendësojë Bajram Begajn si kreu i Forcave të Armatosura?

Kush është gjenerali që do të zëvendësojë

Komandati i Forcës Tokësore, Arben Kingji është emëruar si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kingji është dekretuar sot nga Presidenti Bajram Begaj.

Ai ka mbajtur deri tani detyrën e e Komandantit të Forcës Tokësore, ndërsa më herët ka drejtuar Batalionin e Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kush është Arben Kingji?

Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Ëinsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

·