Aktualitet

Kush është kreu i ri i OFL-së

Kush është kreu i ri i OFL-së

Pas pezullimit nga detyra e Artan Shkëmbit, vendi i tij në krye të Operacionit Forca e Ligjit i është besuar oficerit Hekuran Bregu.

Kush është kreu i ri i OFL-së
Hekuran Bregu

Ai është një oficer me eksperiencë në hetimin e krimeve të rënda dhe në hetimin kundër krimit ekonomiko- financiar. Ai më herët ka marrë “Medalje Nderi” nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për shërbimin në radhët e Policisë së Shtetit.

Kush është kreu i ri i OFL-së
Artan Shkëmbi

Urdhri për pezullimin e Shkëmbit u bë me firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Velit, pasi është nën hetim nga SPAK për nxjerrje te sekretit hetimor dhe për shpërdorim detyre, pasi ka nxjerrë një informacion të dhënë nga autoritetet gjermane. Vendimi për pezullimin u dha nga GJKKKO.

Kujtojmë se pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.