Aktualitet

Kush është kuzhinieri i VIP-ave që u zhduk pas mitingut të Bashës?

Kush është kuzhinieri i VIP-ave që u zhduk pas mitingut të

Personi që shihni në foto është Arjan Shabanaj, i moshës 50 vjeç. Prej datës 21 Prill kur mori pjesë në mitingun e PD-së në Selenicë, para zgjedhjeve të 25 Prillit, ai rezulton i humbur.

Kush është kuzhinieri i VIP-ave që u zhduk pas mitingut të

Në një intervistë për Top Channel, nëna e tij Tefta Shabanaj rrëfen se herën e fundit djali i saj i ka mbyllur telefonin, ndërsa shton se nuk kishte probleme me njeri.

“Morëm vesh që do vinte Basha në 9 për miting. Nuk erdhi në 9, erdhi në 11. Erdhi më pyeti çfarë do të hash. Në orën 12 mbaroi aktiviteti. Djali më tha mos u fut te turma se do të shtypin njerëzit. Arjani iku me turmën. Unë u shtriva. Më vonë, e mora në telefon dhe ma mbylli. U ngrita nëpër shi, shkoj në Pazar. Takoj kryetarin e PD-së, më tha ik se do ta gjej unë Arjanin.
Në orën 2 e 30 shkova në polici, më thanë ik në shtëpi se nesër ka Lulzimi miting në Vlorë dhe pastaj Arjani do të vijë. Pas tre ditëve, më merr polici dhe më pyet a ka ardhur“.

Nëna dyshon se Arjani mund të jetë vrarë: “Ka 11 ditë pa ardhur në shtëpi, pa më marrë në telefon”.

Kush është kuzhinieri i VIP-ave që u zhduk pas mitingut të

Ajo i bën një apel policisë të gjejë djalin e saj: “Dua të di se në cilën makinë hipi dhe me kë iku. Dikush më tha që e kishte dëgjuar se do të ikë me shokët në Vlorë. Nuk kishte probleme me asnjë, ishte vëlla me të gjithë. Por, mendoj se përderisa ma mbylli telefonin, kush e di çfarë shokësh kanë qenë ata, ose kanë qenë kriminelë”.

Prej një viti Arjani me profesionin Kuzhinier dhe jo pak i njohur, nuk punonte më për shkak të një problemi në krah.

Kush është kuzhinieri i VIP-ave që u zhduk pas mitingut të

Që në moshë të re me një diplomë në kulinari, ai punonte duke gatuar dhe në shtëpitë e vipave, mes tyre futbollistë si dhe politikanë.

Kush është kuzhinieri i VIP-ave që u zhduk pas mitingut të

Kush është kuzhinieri i VIP-ave që u zhduk pas mitingut të

*Tiranapost.al.