Aktualitet

Kush është pronari i makinave që u qëlluan në Velipojë të Shkodrës. Me Lidhje me PS

Kush është pronari i makinave që u qëlluan në

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me ngjarjen e orëve të para të mëngjesit në Velipojë. Disa persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të dy makinave në pronësi të një 36 vjeçari me emrin David Ndoci. Sipas mediave David Ndoci është kryetar organizativ i Partisë Socialiste në fshatin Gomsiqe të Velipojës.

Ai ka në pronësi dy makinat të tipit “Ford Fiesta” dhe “Benz”, të cilat ishin parkuar pranë shtëpisë së 36 vjeçarit. Ende nuk bëhet me dije nëse ngjarja mund të ketë lidhje me fushatën zgjedhore apo ndonjë konflikt i hershëm.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Njoftimi paraprak nga Policia:

"Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve".

*Tiranapost.al.