Aktualitet

Kush është shefi i policisë në Fushë-Arrëz që abuzoi me vajzën që kërkoi ndihmë se e kishin përdhunuar (Ishte denoncuar edhe nga mbesa e Martin Camaj)

Kush është shefi i policisë në Fushë-Arrëz që
Foto ilustruese

Mediat kanë zbuluar emrin e shefit i Postës së Policisë, që u arrestua pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze. Izmir Duraku u arrestua mbrëmjen e sotme pasi nga SHÇBA pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me Adrianën, e cila ka rrëfyer se ishte paraqitur në polici për të denoncuar përdhunimin që i ishte bërë nga disa persona të tjerë, në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.

Kush është shefi i policisë në Fushë-Arrëz që
Adriana, vajza qe denoncoi abuzimin

Ngjarja ka ndodhur në prill të 2015-së dhe e mbijetuara vendosi që të bënte publik së fundmi rastin e saj në media, ndërsa pas kësaj bëri kallëzimin në polici në prani dhe të një psikologu. Sipas njoftimit të SHÇBA, ka dyshime të forta se në prill 2015 vajza është ngacmuar seksualisht nga shefi i Policisë Izmir Duraku, atëkohë Specialist i Hetimit të Krimit, ku kishte shkuar për të denoncuar përdhunimin që i kishin bërë disa persona të tjerë, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

Shefi i policisë u akuzua edhe nga mbesa e Martin Camaj

Rreth tre vite më parë Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit të njohur Martin Camaj, tregoi në media se pas 6 vitesh kanosje dhe dhune sistematike nga bashkëshorti nuk i jepnin urdhrin e mbrojtjes. Për këtë, Vera Camaj kishte shkuar për të kërkuar ndihmë në Komisariatin e Policisë së Fushë-Arrëzit.

Kush është shefi i policisë në Fushë-Arrëz që
Mbesa e Martin Camaj, Vera

Aty mbesa e Martin Camaj përballet me Izmir Durakun, shefi i Policisë i arrestuar sot nga SHÇBA. Duke shkuar në Komisariat ajo mendonte se do ta ndihmonin dhe dikush do t’i hapte derën, por në fakt i ndodhi e kundërta.

Shefi i Policisë Duraku, në vend që të pranonte kallëzimin e Vera Camaj dhe ndoshta t’ia bënte më të lehtë rrugën për të marrë urdhrin e mbrojtjes, i kërkoi favore seksuale.

“Shefi i Policisë Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë, për kërcënimet që kam marrë më ka ironizuar duke kërkuar favore seksuale ndaj meje. Sa herë që kam thirrur policinë, asnjëherë nuk më është gjendur. Ku mund të shkoj më unë? Kur nuk kam mbrojtjen minimale nga shteti im. Edhe në gjykatë kam kërkuar ndihmë, për të më lëshuar urdhrin e mbrojtjes, nuk ma japin”, është shprehur në atë kohë Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj.

Në pamundësi për të marrë mbrojtje nga institucionet shtetërore, Vera Camaj u larua dhe prej vitit 2019 ajo jeton në Gjermani ku ka kërkuar azil.