Kush janë 12 drejtuesit e rinj të Policisë në qarqe
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka njoftuar emrat e 12 drejtuesve të Drejtorive vendore të Policisë.
“Pas fazës së konkurrimit, aplikuar për herë të parë, kalojmë sot stafetën e drejtimit të 12 Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit, tek një brez i ri oficerësh me përvojë dhe integritet.
Duke u ofruar mbështetjen e plotë strukturave policore, çojmë para arritjet e deritanishme dhe prodhojmë më shumë siguri për qytetarët tanë”, u shpreh ministri.
Më tej, ai kërkoi nga drejtuesit e rinj të policisë të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve.
“Ju kërkoj drejtuesve të rinj të policisë të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, por edhe shqetësimeve dhe problematikave që media ngre duke i trajtuar me seriozisht dhe paanshmëri”, tha ministri Hoxha.
Lista vijon si më poshtë:
Tiranë – Elton Alushi
Durrës – Vilson Bala
Fier – Skender Hitaj
Lezhë – Altin Mena
Gjirokastër – Altin Merizaj
Berat – Luigj Vathi
Diber – Artion Duka
Elbasan – Fatmir Hoxha
Shkodër – Fatmir Lleshi
Korçë – Erion Ahmeti
Kukës – Gentjan Berberi
Vlorë – Elidon Çela