Aktualitet

Kush janë 4 emrat që OFL u kërkon deklarimin e pasurisë?

Kush janë 4 emrat që OFL u kërkon deklarimin e pasurisë?

Operacioni Forca e Ligjit, është ndalur sot në Elbasan.

Personat që u është kërkuar të plotësohet formulari janë:

Agron Mehja, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe Kelmend Dalipin, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Eduart Haxhi, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; si dhe Xhiljano Xhoxhi, i dënuar ne Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ata kanë 48 orë kohë për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit.