Aktualitet

Kush mban përgjegjësi për vakumin në Kushtetuese? Vishaj: Ka një parim dhe nuk ka Zot që ndalon drejtësinë e re

Kush mban përgjegjësi për vakumin në Kushtetuese? Vishaj: Ka

Gjykata Kushtetuese pritet të plotësohet me gjyqtarët që kanë mbetur, sot u bë shpallja nga Kuvendi dhe pritet që dhe presidenti të bëjë shpalljen për vendin vakant. Por pse u krijua ky vakum në Gjykatën kushtetuese? A ka aktorë politikë që po përpiqen të pengojnë procesin e reformës në drejtësi siç paralajmëron ambasadorja amerikane? Kush mban përgjegjësi dhe çfar duhet bërë?

I ftuar në Ilva Now, avokati Saimir Vishaj tha se janë dhe institucione të tjera që mbajnë përgjegjësi, si KLGJ, KED, KLD. Gjithashtu tha se ka froca të grupuara për ta penguar procesin, por shtoi: Nuk ka zot që ta ndalojë. 

Ja çfarë thotë ai:

Të gjithë duan që sa më shpejt të ngrihet Kushtetuesja por nuk varet më nga subjekti politik, u ra darkord me vota në parlament për të ndryshuar kjo drejtësi por janë instrumentat si KLD. KLGJ apo KED ku duhet të ndalemi. Gjykata Kushtetuese kërkon dhe tre vende. KLGJ ka shumë përgjegjësi në këtë vakum gjyqësor. Pushtetin gjyqësor nuk e kemi për sa kohë që u miratuan 9 dorëheqje në kuptimin që Kushtetua e ka që mandati i tyre përfundon në momentin e zëvendësimit.

KLGJ nuk duhet të pranonte dorëheqje, sepse kemi një parim në drejtësi: Nuk lihet vendi vakant, kur 9 pranuan dorëhqjen duhet të rrinin deri sa të zëvendësoheshin. Nuk ngarkojmë as maxhorancën as presidentin, është hera e parë që duhet të mësohemi që politika qëndron larg emërimeve.

Në Kushtetuese kemi një KED që ka mandat njëvjeçar por që duhet të punojë çdo ditë. Nuk i drejtohemi dot një gjykate ndërkombëtare pa konsumuar atë në gykatën shqiptare: Kjo ka dhe kosto. Duhet tu bëjmë thirrje juristëve për të konkurruar, por dhe KED çdo ditë duhet të punojë.

Alekt Hyseni: Jo më kot SHBA thotë se ka aktorë kundër ngritjes së Gjykatë Kushtetuese. Jam i bindur se tani janë ngushtuar hapësirat ndaj kujtdo që të tejklalojnë tashmë afatet.

Saimir Vishaj: KLP vrapoi na dha një produkt apolitik. Morëm BKH dhe SPAK-un. Ka forca që janë grupuar për ta penguar, por nuk ka Zot që ta ndalojë, se ishte shumë e domosdoshme. KLGJ duhe të fillojë të shikojë kandidatura. Jurist do marri jo mjekë. Kemi kapacitete por nuk do të thotë që prapë të bëjmë të njëjtat gabime.

Avokati tregoi se rreth 167 persona të larguar nga vettingu kanë hapur zyra avokatie dhe po pastrojnë para.

Kemi kapacitete, por ne nuk do të thotë se të bëjmë të njëjtat gabime që kemi çuar në Gjykatën e Lartë. Duam të kemi një produkt që nesër kur të shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare, t’i kemi shteruar të gjitha mjetet. dhe nëse flasim për 110 vendime që shteti shqiptar është për të paguar detyrimet për një proces të rregullt gjyqësor, të mos i ketë më, sepse është faturë shumë e madhe. Me ato lekë që mund të lajmë gabimet e gjyqtarëve, të cilët u larguan nga vettingu, mund të bëjmë kopsht, çerdhe, mund të rrisim rrogat e pensionistëve. Ata 167 vetë që kanë ikur dhe kanë hapur ca studio avokatie që po pastrojnë lekun sot.

Dolën në veting, u larguan si subjekte të rivlerësimit dhe sot po pastrojnë lekët. Edhe kjo nuk është lloj reforme, sepse reforma do të thotë se për 15 vjet të jenë bashkuar të gjithë bashkë, asnjë nga produktet që ishin subjekte të vlerësimit të mos jenë më në prag të sistemit të drejtësisë. Por jo të largohen prokurorë dhe gjyqtarë edhe sot i kemi përsëri avokatë.

Po maxhoranca ka dijeni? Deputeti Hyseni tha: 

Po përpiqen të krijojnë biznese që t’i bëjnë ata të justifikojnë të ardhurat, por të jeni të bindur se 23 prej tyre janë në ndjekje penale dhe nga një strukturë e re që nuk do të kontestohet nga askush. Pas tyre mund të jenë 23 të tjerë, për këtë mos u shqetësoni.