Aktualitet

Kush mund të udhëtojë tani drejt Italisë?

Kush mund të udhëtojë tani drejt Italisë?

Shqiptarët që nuk kanë leje qëndrimi apo nuk janë rezident në Itali nuk mund të udhëtojnë për në vendin fqinj të paktën deri më 7 shtator.

Qeveria Conte miratoi dekretin e ri për ndalimin e fluturimeve të vendeve jashtë BE-së, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ndërkohë, ata persona që janë rezident apo disponojnë leje qëndrimi vazhdojnë të lejohen të hyjnë në Itali, por me kushtin që duhet të karantinohen për 14 ditë. Vendimi do të qëndrojë në fuqi deri më 7 shtator.