Aktualitet

Kush nuk përditëson adresën, nuk merr ASNJË shërbim, në shkollë, spitale, bankë, etj

Kush nuk përditëson adresën, nuk merr ASNJË shërbim,

Ata që nuk kanë regjistruar vendbanimin nuk do të mund të marrin asnjë shërbim. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmëroi se së shpejti do të publikojë një paketë ligjore për regjistrimin e vendbanimit të gjithë qytetarëve të Republikës. Mungesa e këtij përditësimi do i bëj qytetarët të mos marrin shërbime elementare: shkolla, spitale, banka, etj.

Kush nuk përditëson adresën, nuk merr ASNJË shërbim,

“Ministria e Brendshme do të paraqesë një paketë të plotë iniciativash ligjore të cilat do të pamundësojnë mbijetesën në Shqipëri për një njeri që nuk ka të regjistruar vendbanimin. Pra, ne do të sjellim një paketë që kushtëzon çdo lloj shërbimi në Shqipëri me pasjen e një adrese të përditësuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile”, tha ministri në Kuvend.