Aktualitet

Kush po e blen shumicën e banesave në Shqipëri?

Kush po e blen shumicën e banesave në Shqipëri?

Ndërsa çmimet e banesave në vend janë rritur, sipas të dhënave pjesa më e madhe prej tyre blihen nga persona jo rezidentë. Sipas një vrojtimi periodik të Bankës së Shqipërisë, 35% e pronave të shitura në Shqipëri blihen nga individë me banim jashtë vendit.

Rreth 1/3 blerësve nga jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian.

Blerësit jorezidentë përfshijnë shtetas të huaj dhe shqiptarë me banim jashtë vendit. Nëse emigrantët kanë qenë gjithmonë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, vitet e fundit është vërejtur një rritje e shtetasve të huaj që zgjedhin të blejnë prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.

Kush po e blen shumicën e banesave në Shqipëri?

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme përfshin një kampion prej 230 shoqëri ndërtimi dhe agjentësh të tregtimit të pasurive të paluajtshme, sipas një përzgjedhjeje të bërë në bazë të numrit të të punësuarve dhe vlerës së xhiros vjetore.

BSH thekson se pjesa më e madhe e shitjeve raportohet të jetë kryer brenda një periudhe midis 1 dhe 12 muaj./ Montior